fbpx

Punëtori teknik i shkollës sulmon seksualisht një nxënëse në Malishevë

nga Revista Kosovarja

Një rast tronditës ka ndodhur dje në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një punëtor teknik, 55-vjeçar, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”, ka thënë Elezaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]