fbpx

Punoi 8 muaj në spital duke pretenduar se është mjeke, kishte rënë nga provimet

nga Revista Kosovarja

Një grua në Australi është duke u hetuar, pasi dyshohet se ka pretenduar të jetë mjeke pa qenë e certifikuar për ushtrimin e këtij profesioni.

Mediet australiane raportojnë se e dyshuara 27-vjeçare punoi për tetë muaj në spitalin “Bankstown-Lidcombe”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Por spitali tha se zbuloi që ajo nuk ishte e regjistruar në organin për akreditimin e stafit mjekësor në vend. Policia e rajonit të Uellsit të Ri Jugor i ka nisur hetimet për këtë rast.

Një zëdhënëse e spitalit tha përmes një deklarate se një punëtore e angazhuar në spital nga janari është liruar menjëherë nga detyra, kur autoritetet kuptuan të hënën se ajo nuk ishte e akredituar.

Në deklaratë shtohet se e dyshuara ishte plotësisht e mbikëqyrur gjatë tërë kohës sa punoi në spitalin e ndodhur në jugperëndim të qytetit Sydney.

Sipas mediumit 7Neës, gruaja që punoi në spital kishte dështuar në provimet e fundit dhe i kishte falsifikuar dokumentet për t’u angazhuar si mjeke e re.

Ajo mund të përballet me akuzën për mashtrim, ndonëse deri më tani nuk ka ndonjë veprim nga prokuroria.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]