fbpx

Pushimet e Daut Haradinaj nga plazhi e deri te darkat romantike

nga Revista Kosovarja

Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “AAK”-së dhe një nga figurat qendrore të kësaj partie, gjatë gjithë kohës ka vëmendjen e medias.

Komentohet deklaratat dhe aktivitetet e tij poltike, por jo vetëm, pasi edhe ajo çfarë bënë përtej politkës e ulëses së Kuvendit bënë mjaftë përshtypje.

Për të pasur këtë vëmendje për jetën private, ka ndikuar mjaftë edhe imazhi i të shoqes, prezantueses së njohur Lola Haradinaj, shkruan “Kosovarja”.

Çifti këto ditë ndodhen për pushime dhe ata kanë ndarë gjatë gjithë kohës momentet më pikante në rrjete sociale. Është mëse e dukshme që çifti e jetojnë lidhjen sikur të ishin në ditët e para të romances.

Kënga që e ka shënuar pushimin e kësaj vere për çiftin Haradinaj është “Qe Qe” nga Tayna, hiti aktual i reperes së famshme.

Se deputeti me të shoqen po e pëlqejnë “Qe Qe”-në, e ka marrë vesh edhe vetë Tayna, shkruan “Kosovarja”.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]