fbpx

Pushimet për Luana Vjollcën nuk kanë fund, ky është destinacioni i radhës

nga Revista Kosovarja

Pushimet në vende luksoze e përrallore nuk kanë të ndalur për këngëtaren e njëherësh dhe moderatoren e njohur shqiptare.

Fjala është sigurisht për Luana Vjollcën, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale imazhe nga pushimet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Pas angazhimeve në televizion e muzikë, Luana vendosi t’i jap vetes pushim në një vend, që ka vendosur të mos e zbulojë, por që shihet se është vend bregdetar.

Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur me paraqitjen.

Këngëtarja u vërejt se nuk kishte përdorur makijazh, ndërsa për veshje shkoi me një këmishë të gjerë të bardhë dhe xhinse të shkurtra.

“Më kafsho”, ka shkruar ajo në përshkrimin e njërit imazh.

https://www.instagram.com/p/CPfdFGWpAGa/

Kujtojmë se ka kohë që Luana ka paralajmëruar se do të sjellë një projekt të ri muzikor dhe fansat e saj po e presin me padurim. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]