Në mes freskisë dhe pastërtisë së ajrit të bjeshkëve të larta të Rugovës, përjetoni kënaqësinë e një pushimi magjik sikur në përrallën e Kësulëkuqes, pa pasur nevojë që të mendoni për gjëra të tjera, sepse akomodimin dhe kujdesin për ju, e ka menduar stafi i pushimores Hajla.
A jeni duke menduar se ku t’i kaloni ditët e pushimit apo çastet më të bukura të jetës suaj në këtë kohë pandemie, larg zhurmave dhe stresit të përditshëm? Nëse po, atëherë ua rekomandojmë pushimoren “Hajla’, e cila gjendet në Bjeshkët e mrekullueshme të Rugovës së Pejës, si një ndër pikat më atraktive turistike të Kosovës.
Pushimorja ‘Hajla’, ofron ndjesinë magjepsëse të pushimit në çdo stinë të vitit, me gjashtë vilat e saj luksoze me kapacitet prej 34 personash, nga ku mund të sodisni dhe përjetoni pamjen mbresëlënëse të pyllit i cili ju rrethon, e sidomos gjatë stinës së dimrit, ku ju mund të shikoni spektaklin e bukur që japin fjollat e borës nga jashtë, derisa jeni duke pirë një çaj të ngrohtë mali apo një gotë të shijshme vere, brenda dhomave të ngrohta me oxhaqe, e me një dizajn mahnitës nga druri, ku secila vilë posedon të gjitha pajisjet e mirëfillta që i nevojiten një shtëpie.
Pushimeve tuaja, veç tjerash, shtojani edhe kënaqësinë e ushqimeve të këndshme tradicionale nga kuzhina e pasur e pushimores ‘Hajla’, të cilat përgatiten me shumë dashuri dhe shërbehen për ju nga një staf i mrekullueshëm dhe mikpritës.
Pushimorja ‘Hajla’, e cila shumë shpejtë do të ketë në dispozicion një kapacitet prej 45 personash, është ndër pushimoret më të frekuentuara edhe nga turistët e huaj, të cilët mrekullohen me mirëpritjen dhe bukuritë natyrore që ofrojnë Bjeshkët e Rugovës.
Përjetoni mrekullinë e pushimit në mes të bukurive përrallore të pyllit, me cicërimat zogjve dhe ajrin e pastër, i cili mbush me jetë dhe shëndet çdo qelizë të trupit tuaj, duke klikuar dhe rezervuar në profilin zyrtar të pushimores ‘Hajla’ në Instagram @pushimorjahajla