fbpx

Puthja e Ilirit dhe Arjolës, reagimi live i Sabianit: Edhe unë do puthja …

nga Revista Kosovarja

Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar Sabiani, i cili foli për këngën e tij të re dhe marrëdhënien e ngushtë shoqërore me Ilir Shaqirin.

Gati i përlotur, Sabiani tregoi se mungesa e familjarëve dhe fëmijëve ishte pika që e bashkoi atë dhe Ilirin.

Ai uroi me gjithë shpirt që ta shohë si fitues dhe rikujtoi se po e pret jashtë si një vëlla.

I pyetur nga Bieta për një koment rreth puthjes së mbrëmshme të Ilirit me Arjolën gjatë një loje në shtëpinë e vëllait të madh, Sabiani tha: Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’ është spontane. Janë 2 artistë që aktrojnë, s’ ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]