Këtë puntatë për herë të parë dy të rinj puthen në mes të studios, pa marrë parasysh kohën e shkurtër që njihen dhe asgjë tjetër.
Ishte Laura dhe Arbi, dy konkurrentët të cilët pas takimit zbuluan se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin.
Pas puthjes romantike, Laurës madje iu mbushën sytë me lot dhe teksa dridhej tha se ndihej ‘si adoleshente’
Por në fund të puntatës, Arbi zgjodhi Anxhelën dhe Laura nuk e priti aspak mirë zgjedhjen e tij. Madje, lëvizjen e Arbit e pritën keq edhe konkurrentët e tjerë të cilët prisnin që ai të zgjidhte Laurën për ta njohur me tej pas asaj puthjeje.