fbpx

Pyetja për Zana Avdiun e ndez “Opinionin”: A do shkoje në shtrat me një kriminel nëse kështu do zhduket prostitucioni?

nga Revista Kosovarja

Olti Curri dhe aktivistja Zana Avdia kanë pasur një debat në studion e emisionit “Opinion” mbrëmë. Aktivistes i është drejtuar një pyetje nga Olti Curri, që sipas saj e ka degraduar diskutimin.

Curri e ka pyetur se çfarë do kishte bërë ajo nëse do i propozonin që në këmbim të zhdukjes së prostitucionit në botë do të duhej që të shkonte në shtrat me një kriminel.

Olti Curri: Në qoftë së në këmbim të zhdukjes së prostitucionit në botë do të duhej që të shkoje në shtrat me një kriminel a do e bëje?

Zana Avdia: Çfarë pyetje e poshtër!

Olti Curri: Faleminderit!

Zana Avdia: Është çështje me u tall me viktimat dhe gjendjen e mjerueshme të grave në shoqërinë tonë.

Olti Curri: Pra ti nuk do e bëje?

Zana Avdia: Unë i përcjell edhe portalin tënd edhe ato çfarë thua. Unë e di që ti bëhesh sensacion për të sulmuar dhe sidomos gratë edhe prandaj një pyetje të tillë që e prish nivelin e bisedës, unë mendoj që nuk duhet me iu përgjigj.

Olti Curri: Ishte një pyetje shumë e thjeshtë…

Zana Avdia: Më vjen keq që ka njerëz që nxisin urrejtjen nëpër media. Nëse burrat duan me zhduk prostitucionin, thjesht mos e bëni. Të gjithë ata që flasin për prostitucionin i gjen duke përdorur pushtetin që kanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]