fbpx

“Qato kupaqke pak te vogla”, e ëma e kritikon Rita Ora Rita Ora me paraqitje provokuese, e ëma e kritikon

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk ka të ndalur me paraqitjet ekspouzuese dhe mjaftë provokative.

Së fundi, ajo ka postuar disa fotografi në Instagram ku si gjithnjë duket bukur dhe tërheqëse, shkruan “Kosovarja”.

Veshur vetëm në të brendshme të poshtme në material ‘xhins’ dhe me një xhaketë të gjelbërt që i zbulonte gjoksin bukuroshja u komentua bukur shumë.

Në mesin e komenteve ishte edhe e ëma e saj komenti i së cilës u vë më së shumti në pahë e cila e kritikoi me të qeshur për të brendshmet e shkurtëra.

“Qato kupaqke pak te vogla”, ishin komenti EPIK i nënës.

Kjo nuk është hera e parë që mamaja e ngacmon me komente qesharake Ritën, pasi është bërë temë e mediave disa herë me “vërejtjet” e tërhequra për vajzën e saj.

Ndërkohë, prindërit e këngëtares ndodhen në vendlindjen e Ritës, në Prishtinë, dhe Rita është duke shijuar eksperiencën e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]