fbpx

Qau kur mësoi vdekjen e tij: Si e njohu Luizi -Palin që u vra në “Top Channel”?

nga Revista Kosovarja

Luiz Ejlli u përlot në studio kur mësoi për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i kësaj godine, Pal Kola.

Luizi tha se e njihte Palin dhe se nëse do të ishte ai fiuesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit.

Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun në të gjithë Shqipërinë. Takimi i parë mes tij dhe Palit duket të ketë ka qenë mbrëmjen kur Luizi do të hynte në shtëpinë e BBV, pasi qendroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brenda shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]