fbpx

Që nga shtatorit nxënësit në Maqedoni të Veriut nuk do të kenë tekste të gjuhëve të huaja

nga Revista Kosovarja

Duke filluar nga shtatori nxënësit në shtetin e Maqedonisë së Veriut nuk do të kenë tekste të gjuhëve të huaja.

Kjo është bërë e ditur nga Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Sipas ministres së Arsimit, kjo nuk do të jetë problem, sepse fëmijët i mësojnë gjuhët nga serialet dhe çështja është të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikën e gjuhës së huaj.

“Gjuha është e gjallë, e dini, fëmijët fillojnë ta mësojnë edhe nga serialet. Çështja është që ata të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikë e gjuhës tjetër, emra, përemra e kështu me radhë, mendoj se kjo nuk do të jetë problem”, tha Janevska.

Ministrja njoftoi gjithashtu se pushim pranverorë nuk do të ketë, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në korrik u dërgoi një pyetësor mësuesve, prindërve dhe nxënësve për të dhënë mendimin e tyre personal për organizimin e pushimeve pranverore në vitin shkollor 2024-2025, për shkak të pikëpamjet e ndryshme për pushimet pranverore në vitin e kaluar shkollor, ndërsa përgjigjet e prindërve dhe nxënësve më të rritur treguan se ata nuk duan pushim pranveror dhe këtë vit nuk do të ketë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]