fbpx

Qëndrimi i gjatë para kompjuterit gjatë shtatzënisë, sa e rrezikshme është?

nga Revista Kosovarja

Shtatzënat shpeshherë shqetësohen se a mos ndoshta ndikojnë negativisht në zhvillimin e bebes aktivitetet e përditshme jetësore të cilat i ka bërë rregullisht përpara se të mbetet shtatzënë. Njëra nga brengat që mund të ketë një shtatzënë është se a ndikon negativisht kompjuteri. Është e pashmangshme që një shtatzënë e cila punon në zyrë të qëndrojë disa orë në ditë para kompjuterit. Është studiuar për një kohë mjaft të gjatë ndikimi që mund të ketë kompjuteri gjatë shtatzënisë, përfshirë edhe ndikimin e fushës elektromagnetike të cilët e krijon kjo aparaturë.

Si përfundim është vërtetuar se kompjuteri nuk i rrit gjasat që një shtatzëni të përfundojë me abort e as nuk shkakton anomali të bebes. Rreziku i qëndrimit ulur para kompjuterit mund të mos vijë drejtpërdrejt nga kompjuteri, por nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë që mund të shkaktojë dhimbje të shpinës. Nëse shtatzëna qëndron në një pozicion për një kohë të gjatë kjo ka ndikim negativ në shtypjen e gjakut dhe shfaqet dhimbja.

Prandaj edhe secila grua shtatzënë e cila duhet të qëndrojë para kompjuterit për disa orë gjatë orarit të punës është mirë që disa herë gjatë ditës të bëjë pushime të shkurta. Është mirë që gjatë këtyre pushimeve të lëviz nëpër zyrë, sepse kjo e lehtëson qarkullimin e gjakut nëpër krejt organizmin, e sidomos në këmbë. Është mirë që shtatzënat të mos pinë më shumë se një ose dy filxhanë kafe në ditë. Sipas një studimi, gratë që kanë konsumuar më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrezik dyfish më të lartë për abort krahasuar me gratë të cilat nuk kanë konsumuar fare kafeinë. Kafeina është stimulant dhe bën që zemra të rrahë më shpejt. Përveç kësaj kafeina shkakton pagjumësi dhe ju bën që të ndjeheni të shqetësuar. Kafeina shkakton urthin sepse e stimulon sekretimin e acidit të lukthit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]