fbpx

Qëndroi 13 ditë në mjekim intensiv, flet mjeku që u kujdes për Cimën në spital

nga Revista Kosovarja

Humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Mjekimi Intensiv, aty ku ishte duke u trajtuar ai.

Drejtori i mjekimit intensiv, Nehat Baftiu, ka thënë se ai ishte duke u trajtuar për 13 ditë aty dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Së fundmi sipas Baftiu, Cima ishte i intubuar.

“Po sot rreth orës 11:40 ka ndërruar jetë humoristi Cima në Mjekimin Intensiv. Ai ishte i intubuar dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Në mjekimin intensiv ai ka qëndruar për 13 ditë. Gjendja e tij ishte mjaft e përkeqësuar”, ka konfirmuar ai për Express.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]