Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” dhe këngëtari i njohur Kelly, po përballet së fundmi me probleme serioze shëndetësore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka zbuluar se është diagnostikuar me paralizë faciale arsyeja pse është shkëputur përkohësisht nga muzika, shkruan “Kosovarja”.
“Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur edhe kordat zanore,” është shprehur ai, duke theksuar se kjo gjendje i ka pamundësuar pjesëmarrjen në koncerte dhe performanca.

Fansat dhe ndjekësit i kanë uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në skenë.

