fbpx

Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës do ndajë mjete për mbështetje të familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri. Kjo është pika e dytë e rendin të mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria do të ndajë mjete edhe “për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio- ekonomik të krizës energjetike”.

Qeveria do të ndajë mjete edhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në janar të këtij viti ku në disa komuna u shkaktuan dëme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]