fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Qeveria e Abazoviqit në rrezik

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë… Këto janë disa vlerësimet e disa partive politike në Mal të Zi për një version të Marrëveshjes Themelore, që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën.

Reagimi më i ashpër ka qenë nga partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Malit të Zi ose i ofrojnë asaj mbështetje politike në Kuvend: Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Kritikat janë përcjellë me paralajmërime se Qeveria, e zgjedhur dy muaj më parë, mund të humbasë mbështetjen në Kuvend, ku ka një shumicë prej vetëm tri votash, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes së Qeverisë, është pjesa që e njeh subjektivitetin e Kishës Serbe në Mal të Zi gjashtë shekuj më herët se atë të Kishës në Serbi.

E njohur si Marrëveshja Themelore, ajo nënshkruhet me bashkësitë fetare për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella pronësore dhe juridike.

Pas gati një dekade negociatash të pasuksesshme të qeverive të mëparshme, kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka premtuar nënshkrim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Pas publikimit të propozim-tekstit të Marrëveshjes Themelore më 28 qershor, për të cilin thuhet se ka pasur dakordim midis Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, pasuan reagime të furishme.

Draginja Vuksanoviq, deputete e SDP-së, partisë që ka dy ministra në Qeverinë e Abazoviqit, tha se projekt-marrëveshja është “farsë, tradhti dhe okupim”.

Nga kjo parti thanë jozyrtarisht për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se, nëse Qeveria e pranon këtë version të Marrëveshjes Themelore me Kishën, “Qeveria, në mënyrë të pashmangshme, do të bjerë dhe do të shpallen zgjedhje të reja parlamentare”.

Nga DPS-ja thanë se në tekst ka “qëllime dukshëm të këqija” ndaj Malit të Zi dhe shtuan se Qeveria është e obliguar që t’i mbrojë interesat kombëtare malazeze.

“Përndryshe, pasojat dihen”, tha Millosh Nikolliq, një zëdhënës i DPS-së.

Nga “Matica crnogorska”, institucion kulturor në Mal të Zi, thanë se me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, vendi “do të nënshkruante aktin e kapitullimit”.

Abazoviq tha se palët që janë të pakënaqura me tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, kanë qenë në dijeni për përmbajtjen e saj.

“Përveçse kam dëgjuar që jam tradhtar, nuk kam dëgjuar ende se nene të caktuara të marrëveshjes nuk janë në rregull. Përfaqësuesit e DPS-së dhe SDP-së e kanë ditur tekstin dhe nuk kanë pasur asnjë kundërshtim për pjesën normative”, tha Abazoviq.

Por, ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, nga SDP-ja, publikoi një letër drejtuar kabinetit të Abazoviqit, e cila tregon se kjo parti ka kundërshtuar projekt-marrëveshjen.

Nga DPS-ja thanë se kryeministri po mashtron opinionin dhe se kjo parti ka kundërshtime për marrëveshjen, shkruan Radio Evropa e Lirë.


Etiketa: Dritan AbazoviqQeveria e Malit te Zi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

3 orë më parë
Aktuale

AP: Trupat amerikane të NATO-s u vendosën në veri pas dështimit të negociatave në Bruksel

3 orë më parë
Aktuale

Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës

9 orë më parë
Aktuale

Gazetarit të RTK’së i ndalet rryma në ashensor: “Diqa prej t’nxehtit”

9 orë më parë
Aktuale

Digjet një veturë tek QKUK, intervenojnë zjarrëfiksit

11 orë më parë
Aktuale

Abazoviç para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

12 orë më parë
Postimi tjetër

Kanye West paditet nga artisti i njohur për shkelje të drejtave të autorit

Vjosa Osmani: Lajçak nuk është president i Kosovës

Jasmin dhe Sabrine kanë dy fjalë për njëra-tjetrën

TË FUNDIT

Çfarë simbolizojnë gurët në unazën e fejesës

1 orë më parë

Pa gurin e çmuar, unaza e fejesës nuk ka kuptim ! Shumë më përpara se një vajzë të lidhë kurorë...

Në mëngjes apo në mbrëmje, e dini kur na bën më të lumtur seksi?

2 orë më parë

Për shumë njerëz, zgjimi i mëngjesit është pjesa më e vështirë e ditës sidomos nëse ju duhet të vraponi për...

Dy arsye përse është e rëndësishme të shënoni datën e menstruacioneve tuaja të fundit

2 orë më parë

Kohën e ciklit llogariteni nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri te dita e parë e menstruacioneve të...

Horoskopi ditor, e shtunë 20 gusht 2022

2 orë më parë

Dashi Dite mjaft harmonika do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin tuaj...

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

3 orë më parë

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i...

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij

3 orë më parë

Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga...

MË TË LEXUARAT

Me të hapur derën e banesës, Einxhel befasohet me dhuratën e ëmbël

Dy persona vdesin nga COVID-19, konfirmohen 783 raste të reja

A pajtoheni që këto janë këngëtaret me seksi në Kosovë e Shqipëri?

Komenti i fansit “fut në sherr” Argjirën dhe Gracianon: Më nxin shpirtin…

Arjola Demiri me kundërpërgjigje për ata që dyshojnë në mëmësinë e saj: Jam nënë dhe baba

Arbnora Ademaj: Një gjë për mua është që, unë kthehem gjithmonë më e fortë…

Në “Miss Universe” nga viti i ardhshëm mund të konkurrojnë gratë e martuara dhe nënat

Enca i qet në telashe ndjekësit, ja çka i pyet

Kim Kardashian fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga Pete, ja si duket

Blerina Rugova: Në një shtëpi ku ka vajza, aty nuk mungon asgjë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist