fbpx

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martes e ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.Njoftimi u bë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi tha se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.“Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]