Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria e re e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë

nga Revista Kosovarja

Mediat e Malit të Zi po e cilësojnë si një skandal faktin që ministrja e re e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boronoviq Bojoviq, në një dokument me masat anti-Covid i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht e Podgorica zyrtare e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mbi artikull

Në njoftimet e më hershme gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviq në dokumentacionet zyrtare, në asnjë rast autoritetet malaziase nuk i janë referuar Kosovës me fusnotë.

Qeveria e re e Malit të Zi drejtohet nga Zdravko Krivokapiq, derisa zëvëndëkryeministër është shqiptari, Dritan Abazoviq, i cili ishte vendimtar në rrëzimin e Gjukanoviqit nga pushteti.

Moneytizer Paragrafi 4

Abazoviq ishte zotuar se pozicioni i Pogdogoricës zyrtare karshi Kosovës nuk do të ndryshonte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]