Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shkumbini uron Mimozën për ditëlindje: Të bekuar jemi që të kemi

nga Revista Kosovarja

Shkumbini e Mimoza janë dyshja simpatike që marrin vëmendje të madhe mediatike falë aktiviteteve të tyre në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Edhe dashurinë që e kanë për njëri tjetrin nuk hezitojnë ta shprehin publikisht, duke i mahnitur fansat me dedikimet e tyre emocionuese, shkruan “Kosovarja”.

Sot me rastin e ditëlindjes Mimoza pranoj urime të shumta, duke e uruar për ditëlindjen e 46-të.

Moneytizer Paragrafi 4

Natyrisht që nuk munguan as fjalët e veçanta të Shkumbinit i cili u kujdes t’i thur vargje të ëmbla dashurie.

“Urimin për ditëlindjen tënde po e filloj kështu e dashur Mimozë :
Stuhi yjesh na takuan
Pabesueshëm si në përrallë
Plenet të ngrohtë ne kërkuam
Fole për dashuri të rrallë
Si meteor na rahën ditët
Të na thyejn s’munden dot
Me butësi i ngrohëm vitet
Të jem dritë jo natë jo lot
Shi më je ,fresk dhe blerim
Dritë mëngjesi vesë mbi gurë
Më je diellë që sjellë shkëlqim
Mbi humnerë më bëhesh urë …
Të bekuar jemi ne që të kemi ,grua dhe nënë e dashur e Rozafës dhe Bojkenit”, shkruan krahas imazhit të bashkëshortes./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]