fbpx

Qeveria e re komunale, sy më sy me banorët e rrugës ”Ismail ismaili”, ish-Bledi

nga Revista Kosovarja

Më shumë se dy dekada banorët e rrugës, Ismail Ismaili, ish Bledi, e kanë një hall të cilin e kanë paraqitur për zgjidhje në komunën e Prishtinës, por deri më tani nuk kishin marrë ndonjë premtim, e lëre më zgjidhje. Kështu, bënë të ditur vetë ata. Por, tash e tutje ka shpresë, shkruan Kosovarja.

“Faleminderit kryetar, Përparim Rama, po ashtu edhe stafit tij të mrekullueshëm.
Jeni shpresa e të priturve që janë lënë peng me vite. Faleminderit ekipit që erdhi në mesin tonë për të na vizituar dhe dëgjuar problemet tona, të cilat janë shtresuar tash e 22 e dy vite”, citohet të kenë thënë banorët e lagjes së lartëpërmendur, pas takimit me drejtorët e urbanizmit, investimeve kapitale dhe inspekcionit dhe planifikimit të kryeqendrës sonë, të Prishtinës.

Ky problem u diskutua në detaje, por çka u premtua në këtë takim, informon edhe Florian Dushi, drejtor i Inspekcionit të Prishtinës në rrjetin e tij social facebook.

Ja postimi i plotë:

Pas përfundimit të diskutimit publik dhe ngritjes së problemit nga ana e banorëve rreth mungesës së rrugës për banorët e rrugës Ismail Ismaili (ish Bledi II) meç’rast kanë mbet të bllokuara me dhjetëra shtëpi, sot drejtorët e urbanizmit, investimeve kapitale, inspekcionit dhe planifikimit kanë vizituar këtë lagje për t’u njoftuar nga afër me problemin e mungesës së rrugës. Me këtë rast, banorëve iu është premtuar se qeveria e re komunale do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në një afat të shkurtër për të bërë zgjidhjen e problemit të mungesës së rrugës, problem ky me të cilin ballafaqohen këta banorë për një periudhë të gjatë kohore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]