Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria Kurti e humbë edhe një betejë: Gjykata konstaton se e emëruan jashtëligjshëm Kryeinspektorin e Punës

nga Revista Kosovarja

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e udhëhequr nga Hekuran Murati, e ka humbur betejën në Gjykatën Supreme, në rastin e emërimit të Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

Mbi artikull

Kjo Gjykatë nuk e ka pranuar ankesën e ministrisë për të kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, i cili kishte vërtetuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil se emërimi i Kryeinspektorit të Punës ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme thuhet se kërkesa e Ministrisë së Financave është e pas afatshme.

“Hedhet e pas afatshme kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshme të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga paditësi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelti – Departamentit për Çështje Administrative, AA nr. 354\2023, të datës 08.07.2024”, thuhet në aktvendimin e Supremes, i cili është nxjerr më 26 shtator.

Moneytizer Paragrafi 4

Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se mbetet në fuqi aktgjykimi i Apelit.

“Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit – Departamentit për Çështje Administrative AA nr. 354\2023, të datës 08.07.2024, refuzohet si e pa bazuar ankesa e paditësit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë AA nr. 1892\22, të datës 14.04 2023, vërtetohet”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]