fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Qeveria me vendim të ri për targat dhe për ata që ia mësyjnë Kosovës me dokumente serbe

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në mbledhjen e 85 të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim për çështjen e makinave me targa të Serbisë që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Kosovës. Sipas njoftimit të Zyrës për media të kryeministrisë, veturat me regjistrim të Serbisë që paraqiten për kalim në kufirin shtetëror të Kosovës dhe kanë për qëllim lëvizjen brenda territorit të Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin tek pjesa e simboleve.

Ky vendim hyn në fuqi nga 1 gusht 2022 dhe vlen deri më 31 tetor 2022.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua mundësojë regjistrim me tabela të Republikës së Kosovës të gjithë atyre pronarëve të cilët makinat e tyre i kanë me tabelat e vjetra “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”,.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ardhur si rezultat i dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë në Bruksel për çështjen e targave.

Dhe një vendim tjetër që është marrë në këtë mbledhje, është që çdo person që paraqitet në kufirin shtetëror të Kosovës me dokument personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me një dokument (fletë-deklarim) që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e një dokumenti të tillë.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e 85-të e Qeverisë Prishtinë, 29 qershor 2022 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilë​n ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022. Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës.


Etiketa: qeveria

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Haradinaj, Kurtit: S’është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj

29 minuta më parë
Aktuale

Strugë: Një 55-vjeçar tenton të përdhunojë dhe vjedh një grua

2 orë më parë
Aktuale

Shqipëria shpëton Kosovën nga reduktimet 6 me 2, kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

4 orë më parë
Aktuale

Kur plaken prindërit, lëreni të jetojnë…

6 orë më parë
Aktuale

Bernard Nikaj, PDK: Dimri po vjen, edhe me terr edhe me tarifa të larta

7 orë më parë
Aktuale

Vrau shokun për 20 euro borxh, mbi 24 vjet burg për Sylejman Ahmetin

9 orë më parë
Postimi tjetër

Turqia ndryshon zyrtarisht emrin

Vuante nga kanceri: Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare prezantuesja britanike, Deborah James

E vlen të shihen Xhensila e Nora ç’ bëjnë derisa voziten në veturë

TË FUNDIT

Gjërat që nuk mund t’i bëni kur mbushni 35 vjet

3 minuta më parë

Kujdesi i duhur i lëkurës përbëhet nga shumë faktorë, por disa gjëra duhen ndryshuar kur të mbushni 35-vjeç Shpresojmë që...

Si i mbanë linja perfekte? Monika Lubonja: Seksi i shëndetshëm dhe pak ushqim…

16 minuta më parë

Aktorja Monika Lubonbja është një nga personazhet e preferuara që merr vëmendje në mediat rozë. Ish banorja e BBV së...

Haradinaj, Kurtit: S’është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj

29 minuta më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit të vendit Albin Kurti, duke i...

Victoria Beckham në telashe?

33 minuta më parë

Nuk ka dyshim se një nga çiftet e famshëm më të njohur në botë është ai i formuar nga ish-futbollisti...

Einxhel edhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë

52 minuta më parë

Çifti i krijuar brenda Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po bëhen prindër për herë të parë. Përkundër...

Mediat italiane shkruajnë për Luana Vjollcën

1 orë më parë

Mediat italiane kanë realizuar një shkrim të veçantë për Luana Vjollcën, teksa ajo vijon pushimet së bashku me të motrën,...

MË TË LEXUARAT

Loredana Zefi në listën e repereve më të shikuara në platformën YouTube

Nuk keni pse të hiqni dorë nga grimi në plazh, këshillat si ta bëni atë rezistent ndaj vapës dhe ujit

Askush nuk mund t’i ndajë, Demi krijon lidhje të sinqertë vetëm me këto 3 shenja

Diplo ndan një video nga prapaskenat e “Sunny Hill” me Dua Lipën

Mendimi është po aq i lodhshëm sa puna fizike

Fifi i bën një kërkesë publikisht Edi Ramës

Mediat italiane shkruajnë për Luana Vjollcën

Dy të vdekur dhe mbi 800 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Sa shumë janë rritur fëmijët e Adriana Matoshit

Elita Rudi duke bërë ajvar me vjehrrën

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist