fbpx

Qeveria miraton projektligjin për Inspektoratin e Arsimit, Nagavci pret përmirësim të cilësisë në arsim

nga Revista Kosovarja

Qeveria ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se “synimi i këtj projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky projektligj përcakton statusin e Inspektoratit të Arsimit në Kosovë, mënyrën e organizimit, kompetencat e përgjegjësitë.

Ajo tha se ky është “mekanizëm i rëndësisë së veçantë”, ndërsa tha se prezin që ky projektligj ta bëjë edhe “përmirësimin e cilësisë në arsim”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]