fbpx

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për të gjithë fëmijët që marrin shtesa dhe pensionistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të jenë rreth 70 mijë përfitues nga këto shtesa.

“Të gjitha skemat janë të përfshira edhe kategoritë e luftës dhe invalidët. I vetmi kusht dhe kriter është që nuk mund të përfitojë dikush nëse është përfitues i më shumë së njërës skemë, pra nuk mund të përfitojë dy herë. Ndërkaq kriteri tjetër është që të ardhurat nga skemat që financohen nga shteti duhet të jenë nën 700 euro në muaj”, tha Murati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]