fbpx

Qeveria ndan 20 mijë euro për familjen e 11-vjeçarit që u dhunua dhe u vra në Fushë Kosovë

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia ndajë 20 mijë euro familjes së Kujtim Veselit, 11 vjeçarit i cili është dhunuar dhe ishte vrarë në Fushë Kosovë.

“Propozoj të marrim vendim për ndarjen e mjeteve financiare që t’i lehtësohet gjendja familjes së të ndjerit Kujtim Veseli. Kujtimi ka lënë pas nënën, motrën dhe dy vëllezër, të gjithë fëmijët janë nën moshën 10-vjeçare. Kërkesa për ndarjen e mjeteve ka ardhur nga 2500 shtetas të Republikës së Kosovës. Propozoj shumën prej 20 mijë eurove. Kjo shumë nuk mjafton, por është i vetmi mjet që ne si Kryeministri kemi në dorë dhe duam dhe duhet të miratohet. “, tha kryeministri Kurti para kabinetit qeveritar.

Veseli ishte gjetur i vdekur më 11 korrik të vitit 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen ‘Xhemajl Mustafa’.

Për vrasjen dhe dhunimin e tij, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar më 25 vite burgim S.O nga Fushë-Kosova.

Ky rast kishte ngjallur protesta dhe reagime të shumta në komunitet, duke kërkuar drejtësi për të ndjerin dhe dorëheqjen e përgjegjësve të organeve të rendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]