fbpx

Qeveria ndau tokë për shoqatën e Halil Kastratit, reagon Tomë Gashi: Gabim katastrofal i Albin Kurtit

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë vendim për ndërtimin e një qendre rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromë down e me aftësi të kufizuara.

Tokën për ndërtimin e kësaj qendre Qeveria do t’ia jap shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e drejtuar nga Halil Kastrati.Për këtë Qeveria ka marrë vendim me 28 gusht.
Por, kjo nuk i ka pëlqyer avokatit, Tomë Gashi, që e ka quajtur “gabim katastrofal”, të kryeministrit Albin Kurti.

Gashi deklarohet publikisht që është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, si rrallë herë ai është pozicionuar kundër vendimeve të Qeverisë.“Gabim ,Gabim , Gabim katastrofal i Albin Kurtit”, ka shkruar Gashi të dielën në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]