fbpx

Qeveria të merret me problemet jetike të qytetarëve

nga Revista Kosovarja

Letrat e sekretarit amerikan të shtetit, Blinken, se qeveria e Kosovës duhet ta merr seriozisht procesin e bisedimeve me Beogradin, nuk kanë hasur në mirëkuptim në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.

Pozitë e opozitë duhet të bashkohen për një fitore përfundimtare në raport me Serbinë.

Edhe BE-ja, përmes kreut të politikës për zgjerim, ka kërkuar që Kosova ta ketë prioritet arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

E, me sa shihet, Kosova nuk është duke i kushtuar rëndësi kapitullit më të rëndësishëm të politikës së jashtme, por po merret me çështjet politike në Shqipëri!

Politika e jashtme gjermane ka reaguar para dy ditësh, duke ia bërë të qartë Kurtit se nuk i ka fituar votat për ta bërë Shqipërinë e Madhe, por për ta reformuar qeverisjen në Kosovë!

Kosova, pa dyshim, duhet të unifikohet për ide dhe qasje të reja me juristë kushtetues, në mënyrë që të gjejnë variant të pranueshëm edhe për asociacionin, duke mos e rrezikuar shtetin dhe funksionet e tij shtetërore.

Andaj, bashkërendimi i fuqisë politike pozitë-opozitë, nuk duhet të bëjnë obstruksione përçarëse rreth dialogut, por duhet të konsolidohen për të folur me një zë për dialogun me Serbinë…

Sepse, momentalisht kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duket së është më shumë i interesuar për punën e “Vetëvendosjes” në Shqipëri, sesa për dialog me Serbinë!

Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të merr hapa për unitet gjithë-politik në Kosovë, sepse në mandatin e tij, sipas diplomacisë ndërkombëtare, duhet gjendur zgjidhja e problemit me Serbinë… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]