fbpx

‘QIKA’ me aksion para Qeverisë: Higjiena menstruale nuk është luks, hiqeni taksën

nga Revista Kosovarja

Sipas tyre, shumë gra në Kosovë përballen me vështirësi për të siguruar produkte menstruale, e që tatimi për këto produkte esenciale është 18%.

Tutje, QIKA thekson se për shkak të barrës financiare, gratë detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual.

“Ende nuk kuptohet se si gratë, në ndërvarshmërinë e tyre financiare nga burrat dhe në nivelin e ulët të punësimit të tyre, munden me qenë aq të varfëra sa të mos mund të mbështesin veten as me produkte esenciale higjienike, si peceta e tamponë. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë shpesh detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin e tyre gjatë ciklit menstrual”- thekson më tej QIKA.

Organizata potencon se shteti e shikon varfërinë e grave si çështje të dorës së dytë dhe se nuk mori parasysh peticionin e nënshkruar nga mbi 7, 000 qytetarë.

“Në vend që të sigurojë qasje pa barriera në peceta dhe tamponë, i detyron gratë të paguajnë 18% tatim për to, një normë që aplikohet për produkte jo-esenciale”.

“Qeveria nuk po vepron as në përputhje me vullnetin qytetar. 7500 qytetarë të Kosovës e nënshkruan peticionin e udhëhequr nga QIKA në vitin 2023 “Peceta nuk është luks”, ndërkaq 71 organizata dje iu bashkuan QIKA-s në letrën e drejtuar Ministrit në detyrë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për heqjen e taksës për produkte menstruale”- thekson më tej QIKA.

OJQ QIKA thekson se “Kjo taksë është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, është shkelje e të drejtave të njeriut e rrjedhimisht edhe kundërkushtetuese”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]