fbpx

QUINT-i dhe shefi i BE-së i shkojnë në zyrë Kurtit: Pas tyre takimi me zyrtarët e lartë amerikanë

nga Revista Kosovarja

Ambasadorët e QUINT-it, i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti, në prag të vizitës së dy zyrtarëve të lartë amerikan në Kosovë.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

“Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme. Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm. Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe ShBA-ve, Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpres deri në 5000 refugjatë nga Ukraina teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 sosh që do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë.

Gjatë takimit, u fol edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër”, thotë Kryeministria.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]