fbpx

Qumili bënë një krahasim mes gruas dhe Cimes

nga Revista Kosovarja

Lajmet e hidhura nga skena kulturore, janë bërë të shpeshta ditëve të fundit. Të premten, vendi humbi Cimen, ikonën e humorit, i cili si trashëgimi artistike la skeçe të shumta humoristike.

Rasim Thaçi-Cima, veteran i humorit, përvetësoi zemrat e publikut qysh në vitet ’80 e ’90, kur skeçet e tij ishin bërë pjesë e rëndësishme e familjeve kosovare, nëpërmjet kasetave, asokohe analoge.

Bashkë me Sevdai Radogoshin – Qulimin dhe Ibrahim Krajkovën – Lecin, me grupin humoristik “Treshi përsheshi”, ata thumbonin edhe realitetin e pushtetin e asaj kohe.

Ata kanë qenë dhe do të mbeten pa diskutim treshja më e pëlqyer e të gjitha kohërave në humorin shqiptar.

Ikona e vetme e mbetur nga kjo treshe është Sevdai Radogoshi, i cili në emisionin “Studio A” në ATV, ndau pos tjerash dhimbjen për vdekjen e mikut dhe bashkëpunëtorit të jetës, duke kujtuar disa prej momenteve më të mira bashkë me Cimën./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]