fbpx

Qytetarët bllokojnë autobusët në Lluzhan të Podujevës

nga Revista Kosovarja

Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.

Në ndërkohë qytetarët e tri fshatrave Terrnav, Bellopoj, Halabak, kanë bllokuar rrugën e autobusëve sot.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” kishte njoftuar se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.

Përkundër reagimit nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se vendimi është ligjor./Insajderi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]