fbpx

Qytetari e pyet Adrianën: Pse moj shkove te Albini?

nga Revista Kosovarja

Aktroja e njohur, tashmë kandidate për deputete nga Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ia ka kthyer përgjigjen një përdoruesit të rrjeteve sociale, i cili e ka kritikuar pse e ka zgjedhur partinë e Kurtit për të hyrë në politikë.

Një qytetar e ka kritikuar pse ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, duke i thënë se ka shkuar në parti të dështuar, dhe pse nuk e ka zgjedhur Partinë Demokratike të Kosovës.

Aktorja ia ka kthyer përgjigjen duke e quajtur “i dashtun i deshtun”.

“T’u rimëkëmbët mendja e shpirti i dashtun i deshtun”, ka shkruar akorja.

Kujtojmë se aktorja Matoshi ditë më parë ka deklaruar se më herët nuk e kishte menduar që mund të ishte politikane e ardhshme, dhe se ende nuk beson se do të jetë kandidate për deputete.

“Në asnjë moment më përpara, nuk e kam menduar dhe as nuk e kam pasë synim që të jem politikane. As nuk e kam menduar dhe ende nuk mund ta besoj që jam këtu ku jam”, kishte deklaruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]