56
Qytetari me aftësi të kufizuara nga Vushtrria, Besim Galica, ka treguar se ka pas vështirësi për të shkuar deri në vendvotimin e tij.
Galica ka thënë se rrugët ishin të papastra dhe ishin vështirë të kalueshme për të.
“Unë sapo e përfundova votimin. Gjatë rrugës për të ardhur pata vështirësi, kjo pasi institucionet komunale nuk e kishin larguar borën nga rrugët”.
“Unë si person me karrocë pata vështirësi, por vullneti i madh më shtyri që të votojë”, ka thënë Galica për Klan Kosova.