fbpx

Qytetari që po e pret motrën në aeroport: Kanë qenë të tronditur, falë zotit janë gjallë

nga Revista Kosovarja

Ilaz Kryeziu ka dalë në aeroportin e Prishtinës për të pritur familjarët e tij të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci.

Kryeziu tha se aty po e pret motrën dhe dhëndrin e tij për të cilët tha se janë tronditur nga aksidenti dhe se kanë pësuar disa lëndime.

“Kam dalë ta pres motrën dhe dhëndrin. Në aksidentin i cili ndodhi më 25 korrik në Kroaci kisha motrën dhe dhëndrin, falë zotit shpëtuan. Të gjithë atyre që shpëtuan iu uroj shërim të shpejtë, kurse të vdekurit qofshin të xhenetit. Kanë pasë disa lëndime kanë qenë të tronditur, gjithcka ka qenë e papritur, falë zotit ata janë gjallë”, ka thënë Kryeziu për RTK.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës për t’i pritur të mbijetuarit e aksidentit tragjik të Kroacisë.

Përveç Kurtit dhe Osmanit, prezent në Aeroportin e Prishtinës është edhe kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]