fbpx

Qytetari vret qenin endacak në Ferizaj pasi tentoi ta sulmonte një fëmijë

nga Revista Kosovarja

Një qytetar është arrestuar dje në fshatin Slivovë të Ferizajt për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30, ku sipas policisë i dyshuari kishte qenë së bashku me fëmijën e vëllait të tij, kur një qen endacak kishte tentuar ta sulmonte fëmijën që ishte me të dyshuarin.

Me këtë rast, i dyshuari shkon në shtëpi dhe merr pushkën e gjuetisë të cilën e kishte pa leje dhe e qëllon dy herë qenini.

“PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Slivovë, Ferizaj, 22.05.2022 – 17:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë së bashku me një fëmijë te vëllait te tij para shtëpisë së tij, një qen endacak kishte tentuar që të sulmoj fëmijën. I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]