fbpx

Qyteti i madh gjerman e shpall gjendjen katastrofale!

nga Revista Kosovarja

“Katastrophenfall ausgerugen”, ky është njoftimi zyrtar i qytetit të Regensburgut në Gjermani. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen si pasojë e reshjeve të vazhdueshme.

Niveli i Danubit vazhdon të rritet dhe po e detyron qytetin të ndërmarrë këtë hap. Në orën shtatë, niveli në urën e hekurt në Regensburg ishte 5.80 metra.

Mijëra banorë janë këshilluar që të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shiu i vazhdueshëm dhe situata e tensionuar e përmbytjeve vazhdojnë të ndikojnë në trafikun hekurudhor në Gjermaninë jugore.

Për shkak të dëmtimit të stuhisë, udhëtarët në Bavari dhe Baden-Württemberg gjithashtu duhet të presin anulime të trenave dhe vonesa në transportin në distanca të gjata të hënën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]