Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qyteti italian që po i shet shtëpitë për një euro

nga Revista Kosovarja

Autoritetet në Cinquefrondi të Kalabrisë kanë inciuar një program interesant, me të cilin mundësohet që në komunën e tyre të blihen shtëpitë për vetëm një euro.

Mbi artikull

Sipas kryetarit të kësaj komune, programi i quajtur “Operacioni Bukuria”, duhet ta zgjidh problemin e të rinjve që kanë braktisur këtë rajon për të vazhduar jetën në qytetet e mëdha italiane, shkruan CNN.

Shtëpitë në Cinquefrondi janë të përshtatshme në kohën e situatës epidemiologjike. Kjo komunë nuk ka pasur as edhe një rast të infektuar me COVID-19.

Të gjithë ata që vendosin të blenë shtëpi me këtë çmim të volitshëm, duhet të rinovojnë pronat e tyre në një periudhë kohore prej tri viteve të ardhshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç kësaj, blerësit duhet të paguajnë një taksë prej 250 euro.

Nëse në periudhën kohore prej tre viteve nuk kryhen renovimet, pronari i shtëpisë do të dënohet me 20 mijë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]