fbpx

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 14 vjeçari

nga Revista Kosovarja

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një lagje në periferi të Romës.

I mituri ishte duke luajtur me shokët e tij në oborrin e pallatit kur ra në kontakt me rrymën.’

Ai u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.

Sipas raportimeve, në momentin që 14-vjeçari ka prekur portën ka rënë në kontakt të menjëhershëm me rrymën elektrike, ndaj dhe hetimi i policisë është përqendruar në gjetjen e shkakut se si fijet elektrike janë përçuar në trupin e portës.

Trupi i pajetë i është vënë në dispozicion organit gjyqësor për të kryer autopsinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]