fbpx

Radojçiq vendos ta thyej heshtjen me një letër: Do ta lexojë avokati i tij

nga Revista Kosovarja

Milan Radojçiq, kryekrimineli serb dhe nënkryetari i Listës Serbe, do t’i drejtohet publikut me një deklaratë sot.
Letrën e tij do ta lexojë avokati i tij, Goran Petronijeviq, transmeton lajmi.net.

Konferenca do të mbahet në orën 14:00 në Qendrën e Medias në Beograd.

Adresimi vjen pas raportimeve dhe faktimeve se ishte pikërisht Radojçiq ai që udhëhoqi grupin terrorist që të dielën në Banjskë të Zveçanit sulmoi policinë duke vrarë një zyrtar.

Gjithashtu, sot, Njësitë Speciale zbarkuan në pronat e Radojçiqit duke sekuestruar disa pasuri.

Lajmi.net raportoi nga mëngjesi me video nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]