fbpx

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

nga Revista Kosovarja

Në fushat e grurit në Myzeqe, korrja ka nisur dhe këtë vit fermerët po përfitojnë nga politikat e reja të mbështetjes financiare, subvencione direkte dhe skema që ulin kostot e prodhimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fushat e Myzeqesë, ku ka nisur zyrtarisht sezoni i korrjes së grurit, duke vënë në pah rëndësinë e këtij procesi për ekonominë bujqësore të vendit.

“Fushat e grurit në Myzeqe, ku ka nisur sezoni i korrjes”, u shpreh Rama.

Qeveria po vijon mbështetjen e fermerëve me qëllim që të rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, akuakulturën, etj.

Së fundmi qeveria miratoi një Garanci Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, një instrument i cili do të vihet në shërbim të fermerëve me qëllim lehtësimin e aksesit në financë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]