fbpx

Rama: Nga 1 shkurti, të gjithë policët do të marrin falas shërbimet nëpër QMF’të e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 shkurti, të gjithë pjesëtarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore, raporton Express.

Këto shërbime ata mund t’i marrin në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, nga 1 shkurti 2024, të gjithë pjestarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin FALAS shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/688760053420509?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]