fbpx

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

nga Revista Kosovarja

Kreu i Komunë së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se përpjekja e Qeverisë së Kosovës, për të ndalur organizimin e “Akull n’verë dhe Verë n’dimër” ka dështuar, pasi Prokuroria Speciale ka marrë vendim dhe ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ministrit Elbert Krasniqi.

“Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi”,ka shkruar Perparim Rama.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se “Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]