fbpx

Rama: Pa SHBA-në sot s’do të kishte shtet të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin Amerikan Antony Blinken ka thënë se në takimin që kanë pasur kanë biseduar edhe për rajonin dhe në mënyrë specifike për raportin mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se kanë ndarë pikëpamje të njëjta dhe se është në interes të Shqipërisë që rajoni të ecë përpara.
“Kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikë pamje të njëjtat shqetësime.

Shqipëria ka dorë të lirë të miqësisë për të gjithë shtetet e rajonit. Jemi të interesuar që rajoni të ecë përpara. Është në interes tonin që ta shikojmë bashkimin me Evropën si pjesë të pandarë të bashkimit të këtij rajoni”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka thënë se Shqipëria vazhdon të nxis dialogun e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë si diçka të pazëvendësueshëm.
“Vazhdojmë të nxisim dialogun e pazvëndësuar me asgjë tjetër në mes të Kosovës dhe Serbisë.SHAB kanë qenë dhe mbeten aleatë”, ka shtuar tutje Rama.
Ai ka thënë se pa SHBA-në sot s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-së për Kosovën dhe Shqipërinë s’është interes i dorës s ëdytë.Kryeministri i Shqipëris i ka bërë thirrje Kosovës që të përparojë në përmbushjen e detyrimeve në dialog, qoftë duke i përmbushur ato edhe njëanshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]