fbpx

Rama pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, presidente: Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e Kosovës, duke thënë se u përmbyll kuadri institucional që garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.

Rama në një postim në Twitter uron për një punë të mbarë dhe të suksesshme për qytetarët e Kosovës.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan Rama.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]