fbpx

Rama publikon rezultatet e një ankete – Qytetarët e kënaqur nga ngrohja me Termokos

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar rezultatet e një ankete ku ka treguar se qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e Termokosit.

Ai njofton se 85% e konsumatorëve kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit.

“92% e konsumatorëve të anketuar kanë pohuar se janë të kënaqur me shërbimet teknike të Ngrohtores, si dhe afro 70% e tyre pranojnë se janë të informuar mirë dhe me kohë për çdo intervenim teknik të Ngrohtores”, shkruan Rama.

Rama theksoi “ndërmarrjet tona gjithmonë në shërbim të qytetarëve”.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/647900984173083?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]