fbpx

Rama: Sonte ndriçuam sheshin, plotë mundësi për argëtim

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se përveç dritave dhe patinazhit, në prag të festave në kryeqytet ka shumë mundësi për argëtim.

Rama, përmes një video të publikuar ka ftuar qytetarët që “të përjetojnë atmosferën së bashku”.

“Sonte ndriçuam sheshin dhe sollëm magjinë e festave në zemër të kryeqytetit! Përveç dritave këtë vit ju pret patinazhi dhe plot mundësi për argëtim! Ejani ta përjetojmë atmosferën së bashku!”, ka shkruar Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]