Edi Rama e ka quajtur si fushatë të porositur sulmin ndaj turizmit veror shqiptar. Sipas kryeministrit shqiptar, këtë verë ka 25% më shumë kosovar në bregdetin e Shqipërisë.
“Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.
Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.