Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ramadani pi kafe ulur në restorant bashkë me dy zyrtarë të tjerë

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Naser Ramadani, është parë duke pirë kafe në një restorant në hapësirën e oborrit të Qendrës Klinike Universitare, duke shkelur masat e MSH-së dhe rekomandimet e institucionit të cilin e udhëheq vet ai

Mbi artikull

Gazeta Shneta ka siguruar disa fotografi dhe video ku Ramadani shihet ulur në restorant pa maskë gjatë ditës së djeshme së bashku me zyrtarin tjetër të IKSHPK-së, Naim Jerliu dhe një person tjetër.

Përveç tyre në të njëjtën kohë në restorantin “Beni” i cili është shumë afër ndërtesës së Institutit, janë parë ulur duke pirë kafe në terasë edhe plot qytetarë të tjerë.

Ky veprim i drejtorit të Institutit Kombëtar dhe dy zyrtarëve tjerë është në kundërshtim me rekomandimet që kanë dal deri tani nga IKSHPK, si dhe masat kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë për bizneset e gastronomisë.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Ministria e Shëndetësisë pati mbyllur restorantet dhe kafiteritë në Kosovë pas shfaqjes së rastit të parë pozitiv me Covid-19 më datën 13 mars. Ky vendim, sikurse të gjitha kufizimet tjera të vendosura nga MSH, janë marr me rekomandim të Institutit Kombëtar.

MSH ka lejuar bizneset e gastronomisë që të shërbejnë klientët e tyre në formë ‘merre me vete’ që nga data 18 maj dhe ky vendim ende nuk ka ndryshuar. Por këtë nuk e ka respektuar vet drejtori i Institutit, Prof. Ramadani, duke u ulur në restorant së bashku me persona të tjerë.

Gazeta që nga dita e djeshme kur ka pranuar fotografitë, ka dërguar pyetje në adresat elektronike të Ramadanit dhe Jerliut, por asnjëri prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje. Ramdani nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës edhe përmes ‘Viberit’.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i cili udhëhiqet nga Ramadani, ka bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e tyre për të mbajtur distancën, mbajtjen e maskave, si dhe respektimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Qytetarë, kthejlluni, ejani në vete, vëni gishtin në kokë, virusi nuk tallet”, ishin disa nga thirrjet e IKSHPK-së për qytetarët që nuk respektonin masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Gazeta ka raportuar në vazhdimësi për punën e IKSHPK-së në luftën kundër Covid-19 në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]