Drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani po shkon drejt përmirësimit, pasi ka rënie të infektuarve, mirëpo virusi është akoma prezentë.
Ramadani tha se ka një rënie të lehtë të infektuarve por kjo nuk nënkupton se duhet nga qytetarët të neglizhohen masat e dhëna.
Ai thotë se virusi është akoma prezentë dhe qztetarët duhet të respektojnë masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë.
“Mendojmë që situata po shkon kah përmirësimi, është një sinjal i lehtë i rënies..është i lehtë por jo për vetëkënaqësi për neve si Institut është i lehtë të vazhdojmë por jo qytetarët që të lëshojnë masat sepse virusi është këtu”, tha Ramadani para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, transmeton Gazeta Metro.
Ramdani po thotë se viti i ri shkollor 2020/21 ka tri versione që mund të hapen shkollat për nxënësit, por sipas tij problematike do jetë zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga IKSHP.
“Problemet kryesore të hapjes ose jo të shkollave kanë me qenë sa janë shkollat e gatshme me i mbikëqyrë këto rekomandime me i zbatu këto rekomandime që mos me ardhur deri tek shpërthimet epidemike në shkolla të veçanta”, tha ai.
Sipas Ramadani burimi i infeksionit është tek qytetarët që nuk po i respektojnë masat dhe se rreth 70 për qind e burimeve janë familjare.