fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ramë Lahaj acarohet me “Big Brother VIP”: Ngacmim seksual në formë humori mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Artisti Ramë Lahaj nëpërmjet një reaigimi në Facebook ndaj trajtimit që po i bëhet grave në dy programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri.

Ai ka thën se këto programe kanë ndikim shumë të keq në aspektin edukativ të shoqërisë shqiptare.

Lahaj ka hedhur kritika ndaj disa personave në estradë që ngacimimin seksual e demonstrojnë në formë humori.

“Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtyt e moral kombëtar”, shkruan Lahaj mes tjerash.

Postimi i plotë:

Gërdi, mjerim, ofenduese, analfabetizëm e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri. Edhe pse për fat të keq përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.

Ndonëse kam pa shumë pak për të bërë ndonjë koment të mirëfilltë dhe pa dashur t’i hyj në hak askujt por, ishte mjaftueshme sa për t’u revoltuar e irrituar besa edhe tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë dhe çka po i ofrojmë shoqërisë si programe argëtuese në këtë periudhe krize që ka përfshirë çdo fushë të jetës, sidomos atë të edukimit e moralit kombëtar.

Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femërore, por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s’kemi pse befasohemi kur të njëjta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve.

Kam parë shumë MAGARË të estradës kur ngacmimin seksual e demonstrojnë në formë humori dhe argëtimi mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave.

Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtyt e moral kombëtar.

Periudha në të cilën po jetojmë është mjaftueshëm e rrezikshme, eksperimentale e sidomos internetit ka shumë ndikim tek secili prej nesh andaj kishte me qenë investim kombëtar për shoqëri sa më të shëndoshë nëse do të kishte më shumë kujdes rreth përmbajtjes mediale. Po ashtu na duhet ndërgjegjësim duke filluar nga shkollat fillore.

Kemi nevojë më shumë se kurrë për programe që për bazë kanë edukimin e jo degjenerimin.

Po e shkruaj këtë status jo me shpresën se do të ketë fuqi për të ndryshuar diçka por, për ta lehtësuar veten me idenë se kam dhënë kontributin tim qytetar duke reaguar si individ ndaj këtij fenomeni degjenerues. Madje e di se ka shumë njerëz të cilët mendojnë si unë dhe bashkë kemi ngritur zërin kundër këtij trendi e fenomeni të shëmtuar të kësaj kohe.

P.S. respektoji gratë mos i nënçmoni!


Etiketa: Rame Lahaj

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Kiara mërzitet me Luizin: Je neglizhent, më mungon “rituali jonë”

9 minuta më parë
Showbiz

Dea Mishel po kryqëzohet në rrjet, reagon i ati i saj

20 minuta më parë
Showbiz

Lugati: Kosova ende ka plagë të hapura, shpresoj të gjenden të zhdukurit

39 minuta më parë
Showbiz

Kiara shfaqet xheloze për Luizin, ai ledhaton Keisin

1 orë më parë
Showbiz

Gjon Karrica së shpejti deputet?

1 orë më parë
Showbiz

Bashkëshortja e MC Kreshës zbulon si nisi historia e dashurisë mes tyre

2 orë më parë
Postimi tjetër

Ganja e përvëlon dorën me çaj

Zelensky “është terrorist i NATO-s”, në Beograd shfaqen postera pro-ruse

Luizi del nga dhoma e izolimit, Kiara i hidhet në qafë

TË FUNDIT

Kiara mërzitet me Luizin: Je neglizhent, më mungon “rituali jonë”

9 minuta më parë

Kiara mërzitet me Luizin: Je neglizhent, më mungon “rituali jonë” Kiara dhe Luizi patën një debat ditën e sotme me...

Dea Mishel po kryqëzohet në rrjet, reagon i ati i saj

20 minuta më parë

Dea Mishel është në qendër të kritikave përgjatë ditëve të fundit që pasi dërgoi në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin...

Smoke effect on smart phone edge screen

Pse telefoni juaj nxehet kaq shumë gjatë telefonatave?

24 minuta më parë

Video thirrjet konsumojnë shumë bateri, duke bërë që telefoni juaj të nxehet. Gjithashtu, mungesa e baterisë së telefonit mund të...

Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

32 minuta më parë

Një 20 vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të...

Lugati: Kosova ende ka plagë të hapura, shpresoj të gjenden të zhdukurit

39 minuta më parë

Artisti kosovar, i njohur me nofkën Lugati, së fundmi ka bërë një postim në ndryshe se herët tjera. Në Instagram,...

MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës

49 minuta më parë

Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që të caktojë çmimet e naftës. Sipas vendimit të marrë nga...

MË TË LEXUARAT

Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit që mori mijëra jetë

MC Kresha dhe Getoar Selimi i japin fund armiqësisë 12-vjeçare

Testi i ngjyrave: Si të zbuloni disa karakteristika të rëndësishme të personalitetit tuaj

Është përbuzëse të flasësh me SH: Mbresa përplaset me Artën

Edona duke zonjë e rëndë me këtë veshje

Rrjeti shpërthen kundër Dea Mishel: Je personi më i urryer i shqiptarëve

Pentagoni hedh poshtë pretendimet e Kinës për balonën: Është një tullumbace vëzhgimi dhe ka shkelur hapësirën ajrore amerikane

Morena Taraku zhvendoset për të jetuar në Dubai?

“E pashë në ëndërr”/ Dea qan për largimin e Amosit

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvendit: Kushtet për Asociacionin ua kam vënë atyre që po e kërkojnë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist